• Lajme kombëtare

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton vjen sot në Tiranë! Policia publikon masat dhe rrugët që do bllokohen

Gjirokastra 03 Korrik 2023

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton,  vjen këtë të hënë (3 korrik) në Tiranë, në një vizitë dy-ditore, e cila përkon gjithashtu me festën zyrtare të SHBA-së (4 korrik).

Udhëtimi i parë zyrtar i Klinton në Tiranë, vjen me ftesë të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare.

Ish-presidenti i 42-të i SHBA-ve pasi të zbresë në orën 14:30 në Aeroportin Nënë Tereza ku do të pritet nga Kryeministri Rama, do të akomodohet në një prej vilave qeveritare dhe më pas në 18.30, në selinë e qeverisë do të marrë pjesë në një takim informal me kabinetin qeveritar.

Më pas ish-presidenti do t’i drejtohet ceremonisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas ekzekutimit të himneve komëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Klinton do të nderohet me Kordonin e Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike”.

Presidenti amerikan Klinton dhe kryeministri Edi Rama do t’i adresohen me një fjalë të posaçme të pranishmëve dhe publikut.

Sakaq, në kuadër të kësaj vizite të parë zyrtare të ish-presidentit amerikan në vendin tonë, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.   

Me anë të një njoftimi, Policia bën me dije se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (4 korrik), do të ketë disa bllokime segmentesh rrugore.

Policia sqaron se nga ora 14:00 deri në orën 15:30 të ditës së sotme (3 korrik) dhe nga ora 13:30 deir në 15:30 e ditës së martë (4 korrik), do të jenë të bllokuar rrugët nga Rinasi-Qafa e Kasharit-Mbikalimi tek Casa Italia-nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”. Këto rrugë do të

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve që të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Vizita e Klinton merr një tjetër rëndësi në një moment kyç të tensioneve Kosovë-Serbi, teksa kujtojmë se gjatë viteve të tij si president amerikan, i dha një mbështetje shumë të madhe për Kosovën gjatë luftës.

Klinton shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001.