Inter është ende në garë për të fituar Kupën e Italisë së dytë radhazi, por suksesi i Champions League mbetet gjithashtu në rendin e ditës dhe ndoshta me kryesori. Zikaltrit do të udhëtojnë aty afër, fare pranë në stadiumin e tyre por këtë herë pikërisht në “San Siro” ku Interi arrin në derbi duke hipur në një valë të madhe pas katër fitoreve radhazi në Serie A, pasi ka shënuar 14 gola dhe ka pranuar vetëm një në proces.
Dy dyshime për trajnerin Simone Inzaghi: Marcelo Brozović apo Hakan Çalhanoğlu në mesfushë? Romelu Lukaku apo Edin Džeko në sulm? Megjithatë, nuk ka asgjë që duhet të mbaje atë zgjuar natën duke marrë parasysh formën e mirë të fundit të ekipit të tij. Lautaro Martínez i Inter-it dhe Edin Džeko kanë shënuar të dy nga dy gola kundër kuqezinjve këtë sezon.
“Ne e meritojme të jemi në këtë gjysëmfinale. Ishte një ëndërr, por tani jemi ketu dhe do të luajmë mirë. Jam i lumtur për djemtë dhe rrugëtimin e tyre. Filluam nga një grup shumë i veshtirë me Bayern-in dhe Barcelona por ne ishim të mirë, të bashkuar me tifozët, të cilët na ndihmuan shumë. Ne punojme ç’do ditë për të përjetuar ditë si këto që nuk i kemi pasur këtu në Milano për shumë vite”, tha Sione Inzaghi përpara kësaj sfide.
E ndërsa nga ana tjetër Edin Dzeko pasi ka fituar një titull të Bundesliga-s me Ëolfsburg dhe tre edicione të Premier me Manchester City-n, sulmuesi është një mjeshtër për të qëndruar i qetë nën presion, ndërsa skuadra e tij Inter përballet me fqinjët e Milan në gjysëmfinalen e UEFA Champions League, nervat e tij pa dyshim do të testohet.
Formacioni i mundshëm i Interit prite të jetë me Onana në porte e për të vazhduar më pas me Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarcom Martínez dhe Lukaku.