• Gjirokastër

Instrumentuesi Fatmir Malaj, pjesëmarrës në Festivalin Folklorik Kombëtar

Gjirokastra 03 Korrik 2023

Fyelli, vegla muzikore popullore e përhapur në të gjitha krahinat e vendit tonë, mbetet një nga instrumentët më të lashtë,  në fondin e artë të trashëgimisë muzikorë shqiptare, si dhe një ndër dokumentet më të rëndësishëm të muzikës instrumentale polifonike shqiptare.Ky instrument, në dukje i thjeshtë por shumë i rëndësishëm nuk mund të mungonte edhe në FFK  të Gjirokastrës. Fatmir Malaj, 66-vjeçari nga Mallakastra, një artist popullor, pjesë e grupit artistik të qarkut të Fierit na tregon se dashurinë për fyellin  e ka krujuar që në fëmijërinë e tij

Dashurin për këtë instrument e ka të trashëguar brez pas brezi në familje, e teksa e mban në dorë fyellin me shumë kujdes, na tregon moshën e tij, që sic thotë ai është mbi 400-vjecar.

Ndërkohë melodia me fyell e shoqëron si në gëzime familjare por edhe në hidhërime. Të afërm apo familjarë e lënë me amanet thotë Fatmiri, që në banesën e fundit të përcillen memelodinë e fyellit. Një prej tyre ka qenë dhe nëna e Fatmirit Shpreson shumë që kjo melodi që vjen nga ky instrument i lashtë, të mos humbas, por e ka të vështirë të gjej një pasardhës. Shpresa e vetme mbetet mbesa e tij, për të cilën na thotë se fillimisht po e regatit duke i mesuar ti bjerë bilbilit