• Gjirokastër

“Instrumentisti universal” që zgjon Pazarin,Pëllumb Meta rrëfen jetën e tij mes instrumenteve muzikore

Gjirokastra 29 Qershor 2023

Kalldrëmet dhe sokaqet e Pazarit Karakteristik zgjohen nga tingujt e veglave popullore të luajtura me shumë finesë dhe mjeshtëri nga artisti Pëllumb Meta i cili konsiderohet si “instrumentisti universal” për shkak se di të luajë plot 22 instrumenta, të cilat i ka mësuar vetë në mënyrë autodidakte.
Këto tinguj magjikë të luajtura nga Pëllumbi kanë tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe turistëve të cilët dhe e shoqërojnë duke kënduar pjesë të ndryshme tradicionale.
Ai tregon se e para vegël që ka mësuar ishte pipëza dhe mandej preferon klarinetën dhe llahutën.Mjeshtri Meta rrëfen plot emocion se muzika për të është vetë jeta.
Pëllumbi shprehet se të rinjtë e kanë humbur interesin për muzikën popullore dhe këto tradita duke apeluar ndaj tyre që ti kthehen kësaj kulture pasi është identitet për vendin tonë.