U inagurua paraditen e sotme Qendra e përbashkët policore dhe doganore Shqipëri-Greqi në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në prezencën e zëvendësministritn
të mbrojtjes se qytetarit të Greqisë Lefteris Oikonomou,zëvendësministrit te brendshëm të vendit tonë Andi Mahilaj,përfaqësuesve diplomatikë të akredituar si dhe autoriteteve te tjera policore dhe lokale të të dy vendeve fqinj.Zëvendëministrat Ikonomu dhe Mahilaj vlerësuan hapjen e kësaj qendre si një urë lidhëse bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë si dhe impaktin që do sjellë në efikasitetin e shkëmbimit të informacionit me qëllim parandalimin e krimit të organizuar.
Kjo pikë do funksionojë si qendër e analizimit të informacionit për çështjet e përbashkëta si cështjet e legjislacionit përkatës kombëtar të palëve, me focus te çështje të migracionit të paligjshëm, kontrabandimit të emigrantëve dhe refugjatëve,trafikimi i qenieve njerëzore dhe veprimtaritë e paligjshme që lidhen me to, por dhe me çështje të ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj.
Shqipëria numëron aktualisht 7 pika doganore me Greqinë, por vetëm ajo e Kakavijës do të ketë rolin e trajtimit të informacioneve për krime apo pastrim parash.
- Gjirokastër
Inagurohet qendra e përbashkët policore dhe doganore Shqipëri-Greqi në Kakavi / Të pranishëm zëvendësministrat Oikonomou dhe Mahilaj

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër