• Gjirokastër

Inagurohet  Poliklinika e re e Gjirokastrës

Gjirokastra 03 Prill 2023

Poliklinika e re e Gjirokastrës nga sot do të ofrojë standardet më të mira të shërbimit mjekësor si për qytetarët ashtu edhe për stafin mjekësor. Në inagurimin e këtij insitucioni shëndetësor,pjesë u bënë edhe dy ministret , ajo e shëndetësisë Olgerta Manasterliu dhe e mjedisit Mirela Kumbaro.

Poliklinika e re e Gjirokastrës ofron 14 shërbime për  banorët  e qarkut jugor me kushte dhe aparatura bashkëkohore. Në kuadër të planit të qeverisë shqiptare për sistemin shëndetësor , po kryhen investime në disa qëndra shëndetësore por edhe  rinovime  të  aparaturave bio-mjekësore të teknologjisë së lartë.