• Gjirokastër

Identitete të trashëgimisë sonë shpirtërore, ekspozitë fotografike në Gjirokastër

Gjirokastra 29 Shtator 2023

Në kuadër të ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore u realizua një ekspozitë fotografike me titullin identitete të trashëgimisë sonë shpirtërore e organizuar nga Qendra kombëtare e veprimtarive tradicionale.Nëpërmjet fotografive janë prezantuar dhe ekspozuar figura të njohura që kanë dhënë kontribut të vyer në folklorin mbarëshqiptar ndër vite duke krijuar kështu një buqetë ku bashkohet tradita kombëtare siç është shprehur për mikrofonin e televizionit tonë drejtori i kësaj qendre Niko Kotherja.
Kjo ekspozitë është ndjekur me shumë interes nga qytetarë dhe kryesisht turistë të huaj.