• Gjirokastër

 I riu që merret me bujqësi/ 38 Vjeçari që kalon kohën e tij duke punuar me zetor

Gjirokastra 31 Mars 2023

Të mbash familjen me anë të mbjelljes së tokave me zetor ky është shëmbulli që na tregon më se miri 38 vjeçari Bledian Berzani. Gjatë bisedës me të ai na thot se ka ne pronësi  tre mjete të punimit të tokës dhe se çdo vit merrë toka me qira, i mbjell me grurë, misër, jonxh etj dhe më pas prodhimin e shet. Ndërsa përsa i përket subvencioneve të shtetit thot që nuk ka aplikuar, pasi vitet e tjera nuk ka qënë përfitues dhe kjo gjë e ka stepur. Të merresh me punët e bujqësis është e lodhshme sepse pjesën më të madhe të kohës e kalon në fusha në tëmperatura të larta sepse kjo punë ka disa proçese nga plugimi i tokës e deri tek  korrja e prodhimit na u shpreh Hetem Kika fermer. Mbjellja është vetëm fillimi i jetëgjatësisë së tokës por që për të patur një prodhim të mirë varet nga disa faktor lloji i tokës, plehërimi kushtet e favorshme klimatike etj.