• Gjirokastër

I riu 16-të vjeçar tregon rrugëtimin e tij artistik

Gjirokastra 05 Korrik 2023

Dashuria për instrumentet muzikore nisi që në vegjëli për Erind Bajon. Ishte vetëm 6 vjeç kur kërkontë me insistimin e një fëmije që prindrit ti blinin një çifteli nga dyqani i suvenireve  në qytetin e Gjirokastrës.  Po në këtë moshë ai preku për hërë të parë kitarën,  dhe që nga ajo  ditë  e deri sot, Erindi ka mësuar të luaj në 6-të  instrumente muzikore si kitarë , fisarmonikë, piano, violinë, mandolin dhe çifteli. Ai u bë pjesë në çeljen e aktivitetit të përvitshëm në teatrin antik të Adrianopolit të Festivalit Ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër ku performoj dhe korri shumë duartrokitje.

Muzika për 16-të vjeçarin nuk është rastësi, pasi rrjedh nga një familje ku stërgjyshi, gjyshi  dhe babai kanë luajtur në instrumente muzikore.

Erindi ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore, në Festivale  Kombëtar dhe Ndërkombëtar,  ku është vlersuar me çmime të shumta . Por  ai e cilëson si eksperiencën më të mirë pjesmarrjen  në konkursin e Vjenës.

Ndërkaq Erindi tregon se ka shumë plane për të ardhmen në rrugën e muzikës. Ndër to është të krijoj grupin e tij muzikor dhe  të performoj muzik modern dhe klasike.