Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se do të jap dorëheqjen si kryetare e partisë Social Demokrate.
“Tani është koha për t’u bashkuar sërish me radhët dhe për t’u larguar nga pozicioni i kryetarit të partisë,” tha Marin.
Ky vendim vjen pas humbjes në zgjedhje të socialdemokratëve, të cilit dolën në vendin e tretë, pas Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë dhe Partisë finlandeze kundër imigracionit.
Sanna Marin do të zëvendësohet nga një udhëheqës i ri i partisë në kongresin e ardhshëm të partisë, raporton Politico.eu
Marin u bë kryeministër në vitin 2019 dhe ka qenë një yll i së majtës evropiane që nga ardhja në pushtet.