Në qarkun e Gjirokastrës regjistrohen të prekur me HIV/ AIDS 17 persona, mosha e të cilëve varion nga 16 në 65 vjec. Shifra më e lartë shënohet në Gjirokastër më 10 raste, ndjekur nga Përmeti me 4 dhe Tepelena me 3 të tillë. Ndërsa shpërndarja sipas gjinive shkon 76.5% meshkuj dhe 23.5% femra.Këto të dhëna bëhen të ditura nga shefi i Shërbimit Epidemiologjik Arenc Brahimi i cili shprehet se që nga viti 2001, kur ofrohet testimi pranë laboratorit mikrobiologjik, deri sot është rritur numri i testimeve vullnetare. Në 17 rastet 5 janë me transmetim homobiseksual, 11 me transmetim heteroseksual, 1 rast përdorues i drogës. Gjatë 2023 janë janë diagnostikuar me HIV/ AIDS 2 persona, ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve kanë humbur jetën 3 pacientë të infektuar me këtë sëmundje.
Në kuadër të ditës botërore kundër HIV /AIDS, në Gjirokastër, nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor janë planifikuar disa aktivitete ndërgjegjësuese të cilat do të organizohen përgjatë muajit dhjetor.