Siç është bërë e ditur tashmë nga organizatorët e Festivalit Folklorik Kombëtar, në këtë edicion nuk do ketë juri që mund ta vlerësoj dhe për pasojë në natën finale nuk do të ndahen as çmime. Siç u shpreh dhe pak ditë më parë edhe regjisori I këtij festivali, Bledi Laco se: “Nuk ka komision e as juri që mund ta vlerësoj. Asnjë nga ne nuk do ta kishte kapacitetin për të vlerësuar këto perla që vijnë nga trashëgimia jonë kulturore”
Por mosvlerësimi i festivalistëve me çmime ka patur dhe kundërshtime.
Për “Mjeshtrin e Madh” Kristo Çipa , i cili është dhe një njohës i mirë i polifonisë labe, mungesa e një jurie dhe mos ndarja e çmimeve duket sikur e ul pak interesin. Megjithatë heqja e disa kufizimeve për pjesëmarrjen në këtë festival është diçka pozitive.
Poeti Çipa vlerëson interesin që ka nga brezi i ri për të marrë pjesë në këtë festival, për të trashëguar folklorin tonë brez pas brezi.
Ndërkohë grupet pjesëmarrëse në festival nga 12 qarqet e vendit për 8 ditë me radhë pritet të shpalosin vlerat e tyre më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Gazetare: Elida Lazi