Harta e re e Gjyqësorit në Shqipëri nis zbatimin e fazës së saj të dytë me riorganizimin e 22 gjykatave të shkallës së parë në 13 të tilla. Duke filluar nga data 1 maj 9 gjykatat e shkallës së parë tashmë janë shkrirë, Ndërkohë Gjykata e shkallës së parë e juridiksionit të përgjithshëm Gjirokastër do të ushtrojë veprimtarinë gjyqësore e administrative të saj në 7 bashki të jugut.
Referuar vendimarrjes se KLGJ, në gjykatat që tashmë janë mbyllur do të funksionojnë zyrat e shërbimit, ku qytetarët mund të depozitojnë padi, kërkesa për informacion mbi ecurinë e çështjeve, ankimime etj…Ndërkohë me mbylljen e gjykatës së Përmetit qytetarëve do tu vijë në ndihmë zyra e shërbimeve e cila ndodhet pranë godinës së ish Gjykatës së rrethit Përmet , për të ofruar shërbime administrative që lidhen me protokollin dhe arkivin gjyqësor.
Por sipas avokatit Novi, përvec volumit të punës që do të sjellë ky reformim i gjykatës do ketë kosto të shtuar per qytetarët dhe vetë avokatët.
Ndërkohë faza e tretë e zbatimit të hartës së re te gjyqsorit do të hyjë në fuqi në një korrik të këtij viti dhe parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.