Është hapur Thirrja e tetë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bën me dije se janë hapur 1597 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, të cilët kanë kohë të aplikojnë deri më 30 qershor.
Ata do të kenë mundësi të zhvillojnë një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune, ndërsa për të aplikuar nevojitet vetëm me një CV dhe letër motivimi.
Muzhaqi theksoi se të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse.