• Lajme kombëtare

Hapen aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi, Rama-fermerëve: Keni kohë deri më 11 prill

Ledja Fili 20 Mars 2023

Janë hapur këtë të hënë (20 mars) aplikimet për fermerët, blegtorët, bletarët dhe peshkatarët që duan të përfitojnë nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi. Aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri më 11 prill dhe fermerët mund të aksesojnë në platformën e-Albania.

Nëpërmjet aplikimit, fermerë, blegtorë, bletarë e peshkatarë do të mund të përfitojnë mbështetje për fara dhe fidanë, për kosheret e mjaltit, naftën falas për punimet e mekanizuara, për prodhimin dhe certifikimin  organik dhe investimet në anijet e peshkimit.

Sipas kreut të qeverisë, kjo skemë kombëtare e mbështetjes në bujqësi, ofron mundësinë për të ulur kostot, për të rritur prodhimin dhe të ardhurat e tyre.

MIRËMËNGJES dhe duke i ftuar fermerët të aplikojnë nga sot e deri me 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në platformën e-Albania, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.