• Gjirokastër

Grupi i “ Fyejve të Gramshit”, emocione në skenën e kalasë

Gjirokastra 30 Qershor 2023

Pjesmarrës që në festivalin e parë folklorit të Gjirokastrës, në vitin 1968, “Grupi i fyejve të Gramshit” nuk mund të mungonte në skenën e kalasë së Argjiros në Gjirokastër ku prej ditësh pret e përcjell artistë folklorik nga të gjitha trevat shqip-folëse. Artistët gramshiot, nga kjo skenë e festivalit vite më parë janë larguar me “Medalje Ari” dhe si “Laurent” të tij, por emocionet mbeten të njëjta sa herë që kthehen në këtë skenë. Drejtuesi artistic, Skënder Lumshi shprehet se Fyejt e Gramshit mbeten një nga pikat e forta të këtij festivali

Ndërsa dy fyelltarët e grupit Shaban Elezi dhe Neim Sharku, pjesmarrës që nga viti 1968 në këtë festival, nuk i fshehin emocionet e rikthimit në këtë skenë.

Dashurinë për melodinë e fyellit e kanë të trashëguar ndër breza, dhe nuk duan ta humbasin por e shohin të vështirë ta ruajnë. Dikur ishin 16 veta, pjesë e grupit dhe sot kanë mbetur vetëm gjashtë. Ndaj dhe u bëjnë thirrje institucioneve shteterore si atyre vendore dhe qendrore të jenë më të vëmendshëm ndaj këtij problem

 “Grupi i Isos” është një tjetër pjesë e rëndësishme e këngës popullore tradicionale Gramshiote. Si pjesë e këtij grupi Violeta Miraka, pjesmarrëse në disa festivale në Gjirokastër ndihet e emocionuar që rikthet në një event kaq madhështor. Si pjesë e Qarkut të Elbasanit, grupi artistik i Gramshit performoi në skenën e kalasë me katër numra artistikë.