estivali folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është nga eventet më të rëndësishme me qëllim promovimin e traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar.Për ti paraprirë këtij eventi aktualisht janë në fazën e organizimit të festivaleve në nivel bashkie me qëllim përzgjedhjen e grupeve respektive.Risi për këto festivale konsiderohet pjesëmarrja e grupeve të reja dhe puna e tyre përgatitore me synim performancën dinjitoze.Kështu janë shprehur dy nga pjesmarrësit më të vjetër të festivaleve folklorike kombëtare me fillesa që në edicionin e parë të mbajtur në vitin 1968 artistët e mirënjohur Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj,pjestarë të grupit polifonik të Bënçës.Ata kanë pohuar për mikrofonin e televizionit tonë se pritshmëritë e grupeve pjesmarrëse janë të larta dhe kanë prespektivë duke e treguar nëpërmjet performancave që kanë realizuar gjatë festivaleve të mbajtura.
Grupi Polifonik i Bënçës me një histori dhe traditë shumëvjeçare ka qënë pjesmarrëse në të gjitha edicionet e festivalit folklorik kombëtar që janë mbajtur në qytetin e Gjirokastrës.
- Tepelenë
Grupet e reja në festivalet folklorike / Vlerësime nga artistë të njohur të muzikës popullore
