• Lajme kombëtare

“Google” nxjerr Shqipërinë të tretën në botë në renditje si destinacion turistik në rritje

Gjirokastra 05 Shtator 2023

Që sezoni turistik në Shqipëri ka pasur një hov të pazakontë këtë vit, ky nuk është më lajm për mediet shqiptare e të huaja.

Kryeministri Edi Rama postoi të martën (5 shkurt) një grafik të destinacioneve turistike me rritjen më të madhe gjatë këtij sezoni.

Grafiku, i marrë nga “motori i kërkimeve virtuale”, Google, ilustron Shqipërinë të tretën në botë pas Turqisë dhe Kroacisë si vende për t’u vizituar.

Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm,” shkroi kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë e kanë vizituar këtë verë mbi 5 milionë të huaj nga rreth 150 shtete, nga të cilët më shumë se 2 milionë shqiptarë të Kosovës.

Shqipëria shihet nga vizitorët e huaj si një destinacion që ndërthur malin, detin, turizmin kulturor dhe historik.