• Gjirokastër

Gjirokastrës i mungojnë dhuruesit vullnetarë / Banka e Gjakut në vështirësi për të krijuar rezerva

Gjirokastra 13 Dhjetor 2023

Në Gjirokastër është bërë shumë i vështirë dhurimi vullnetar i gjakut. Burime pranë Bankës së Gjakut bëjnë të ditur se janë vetëm 4 dhurues të rregullt, të cilët nuk mund të krijojnë stokun që është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur urgjencave madhore.

Për operacionet e planifikuara janë familjarët e pacientëve ata që dhurojnë shprehet mjekja Jetmira Bashari. Por dhe kjo nuk mjafton pasi banka duhet të jetë përherë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente.

“Punojmw me familjarwt qw dhurojnw pwr tw afwrmit. Po gjaku ka afat pwdorimi dhe gjendje duhet tw kemi pwrherw madje nga tw gjitha grupet e gjakut. Ndwrsa urgjencat janw tw paplanifikuara dhe i swmuri nuk pyet nwse ne e disponojmw apo jo grupin e gjakut tw tij. Kjo wshtw arsyeja pse kwrkojmw mw tepwr ndwrgjegjwsim nw kwtw drejtim”, -thotw Bashari.

Kjo bankë është në shërbim të të gjithë rajonit jugor pasi ndërhyrjet kirurgjikale apo rastet e aksidenteve referehon pranë spitalit “Omer Nishani”. Kjo wshtw edhe një arsye më tepër për t’u ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që ka dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë.