• Gjirokastër

Gjirokastra,mbretëresha e turizmit në Shqipëri,fluks vizitorësh në ditët e fundit të shtatorit

Gjirokastra 28 Shtator 2023

Dhe në këto ditë të fundit të shtatorit vazhdon fluksi i lartë i vizitorëve të huaj dhe vendas që shijojnë atraksionet që ofron qyteti i gurtë i Shqipërisë, Gjirokastra duke u kthyer kështu në qytetin më të vizituar nga turistët përgjatë këtij sezoni.Në një nga destinacionet që ky qytet ofron,tek muzeumet e kalasë së Argjirosë interesi nga vizitorët shënon trend rritje sipas cicerones Albana Ismaili ku pjesa dërmuese e vizitorëve vijnë nga Europa perëndimore.
Kalaja e Argjirosë dhe Pazari Karakteristik janë kthyer vitet e fundit në fokusin dhe në syrin e shumë turistëve që vijnë.Këta të fundit të pyetur për mikrofonin tonë rrëfejnë duke vlerësuar mbresat përfshirë bukuritë që qyteti i gurtë mbart.
“Une jam nga Britania,jetoj ne Londer
Do qendrojmë dy dite në Gjirokastër
Kemi qenë në Tirane dhe Vlore dhe qyteti juaj ishte ndalesa jonë e rradhës.
Gjirokastra me pëlqeu shumë sidomos kalaja dhe pjesa historike e qytetit ka një arkitekturë për tu lavdëruar dhe është e mahnitshme.

Unë vij nga Austria
Jam për here te pare në vendin tuaj
Më pëlqeu shumë sidomos kështjella që ofron një magji dhe duket gjigande.Dhe pjesa historike ka shumë fluks gjë që më bëri përshtypje.

Gjirokastra më ka lënë mbresa fantastike,është hera e parë që vij këtu.Përveç aseteve që mbart ky qytet më ka tërhequr natyra dhe sidomos malet qe ofrojnë një panoramë fantastike.

Unë vij nga Holanda.Erdha këtu për herë të parë.Për Shqipërinë nuk kam dëgjuar kurrë më parë.I kam parë si fillim nëpërmjet fotove dhe rrjeteve sociale.Kjo më nxiti që t’a vizitoja vendin tuaj dhe sidomos Gjirokastrën e cila ka një kala madhështore që më tërhoqi shumë dhe pjesa e Pazarit që mu duk interesant.Shqiptarët janë një popull miqësorë,fisnikë dhe bujarë.
Turizmi në vendin tuaj është më i lartë se në vendin ku jetoj në Holande ka në fakt një fluks të lartë vizitorësh.

Unë jam nga Belgjika
Kemi bërë tur ne te gjithë vendin nga veriu ne jug.Gjirokastra na ka lënë mbresa shumë pozitive sidomos me kalanë që ndodhemi aktualisht.Ofron një pamje shumë fantastike.Kjo eksperiencë do mbetet e paharrueshme në memorien time.Unë biles i shenoj dhe në bllokun tim.Këtë tur në Shqipëri do t’a ndaj me miqtë e mi në Belgjike biles e kemi në plan të vijmë sërish këtu në vendin tuaj.

Unë nuk dija më përpara për Shqipërinë,e kam parë nëpërmjet videove,fotove të ndryshme që janë postuar nëpër rrjetet sociale.Tani që po i shoh këto nga afër më duken më të bukura se sa nga fotot.Kemi vizituar shumë vende të botës po si Shqipëria nuk ka.Ka një fluks të lartë turistësh duke kaluar çdo pritshmëri”

Ky sezon ka rezultuar i mbarë dhe për artizanët që punojnë në zonën e Pazarit Karakteristik.Ata shprehen se sektori i turizmit ka kaluar çdo pritshmëri duke shtuar se vizitorët kanë interes të lartë për të marrë suvenire si kujtim nga Gjirokastra dhe sipas tyre reagimet janë mëse mbresëlënëse.