Shqipëria dhe në veçanti Gjirokastra pasi shquhen për larminë e traditës vlerësohen nga artizanë që vijnë nga vendet e Ballkanit.Një ndër t’a është artizani Nezir Çurtoviç.Ai vjen nga Bosnja Hercegovina dhe ka më shumë se 5 dekada që merret me punimet artizanale në dru.Objektet që ai realizon janë veglat frymorë instrumentalë dhe çibuqet.Në një rrëfim për RTSH Gjirokastra shprehet se këtë mjeshtëri e ka trashëguar nga familjarët e tij pasi dhe vetë kanë qënë artizanë.
Çurtoviç rrëfen se të punosh është kënaqësi pavarësisht lodhjes dhe ngarkesës.Për të realizuar një fyell i merr kohë 2-3 ditë.Njëkohësisht ai u bie dhe veglave frymorë në mënyrë amatore pasi sipas tij i sjell qetësi shpirtërore.Ai pohon ndërkaq se interesi nga klientët është i lartë.
Artizani boshnjak vlerëson traditat që vendi ynë mbart në pjesën e artizanatit dhe duhet sipas tij më shumë mbështetje nga organet përkatëse në promovimin e këtyre mjeshtërve me qëllim që kjo kulturë të mos humbasë.
- Gjirokastër
Gjirokastra vlerësohet nga artizanët ballkanas,mjeshtri nga Bosnja Nezir Çurtoviç rrëfen traditën e punës në dru

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër