• Gjirokastër

Gjirokastra vizitohet nga turistët dhe në këto ditë dimri

Gjirokastra 07 Dhjetor 2023

Dhe në këto ditë dimri krahas dhe atmosferës së krijuar nga festat e fundvitit asetet e qytetit të gurtë vijojnë të tërhiqen nga turistët e huaj që vijnë në vendin tonë.Këta të fundit të pyetur kanë shprehur mbresat e tyre lidhur me bukuritë që Shqipëria dhe sidomos Gjirokastra ofron.Ata ndërkaq vlerësojnë atraksionet që qyteti i gurtë mbart.
Pas një sezoni të suksesshëm turistik bashkia Gjirokaster po harton një kalendar ky synohen aktivitetet përgjatë gjithë vitit 2024 me qëllim gjallërimin e qytetit dhe ardhjen e sa më shumë vizitorëve.