Gjirokastra dhe në këto ditë të bukura vjeshte ende vijon të vizitohet nga turistët e huaj.Sitet plot vlera dhe histori që mbart qyteti i gurtë i Shqipërisë çdo ditë po dyndet nga vizitorët e shumtë të cilët janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth tyre.Këta të fundit për pyetur për mikrofonin e televizionit tonë shprehen se dhe në këto ditët tetori Gjirokastra mbetet atraktive në sytë e tyre
Vij nga Barcelona e Spanjës dhe për herë të parë ndodhem në Shqipëri.Për vendin tuaj nuk kisha informacion dhe kjo më nxiti t’a vizitoja.Nuk prisja të kishte aq shumë atraksione turistike dhe më tepër nga Spanja.Do vij sërish këtu vitin që vjen.
Unë jam nga Sllovenia.Gjirokastra më pëlqen shumë dhe më terhoqën sitet që ka ky qytet nder te cilat veçoj pazarin karakteristik dhe kalanë që është madhështore.Kam shkuar dhe në qytetw të tjera por Gjirokastra është e veçantë.
Jam nga Hollanda sot erdha në Gjirokastër dhe mezi pres ta vizitoj.Dje isha në Sarandë dhe më pëlqeu shumë zona e bregdetit.Më bëri përshtypje fluksi i lartë i turistëve dhe e besoj vërtete qe Shqipëria dhe Gjirokastra është atraksion nga më të veçantët turistikë.
Jam nga Sao Paolo e Brazilit dhe kam ardhur me bashkëshorten time për të parë Shqipërinë.Kemi nisur një tur ku vizituam cdo qytet te sajin.Vendi juaj eshte plot me histori,kulturë dhe traditë.Më ka tërhequr shumë kulinaria keni gatime tradicionale shumë të shijshme.I sugjeroj miqve tanë brazilianë që të vijnë këtu t’a vizitojnë.
Shqipëria është një vend fantastik me njerëz mikpritës,të ngrohtë dhe bujarë.Do qëndrojmë këtu 10 ditë dhe veç kësaj bukuritë që ka vendi juaj më nxisin që të vij dhe vitin tjetër këtu bashkë me vajzën time.
Gjirokastra gjatë muajit Shtator është vizituar nga 17000 turistë vendas dhe të huaj.