Akademiku Fatos Tarifa dhe mjeku kardiolog Arben Baboçi janë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” I Gjirokastrës. Në një ceremoni të vecantë, ku pjese u bënë edhe personalitete në fushën akademike dhe shëndetësore, Kryetari I bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi shprehu vlerësime për kontributin e këtyre dy figurave të cilët nuk janë krenari vetëm për Gjirokastrën , por për gjithë vendit tone.
Në fjalën e tij plot emocione për nderin që I bënë atij dhe familjes Baboçi, dok Arbeni, një elitë e mjekësisë shqiptare tha se tashmë lidhja e tij më qytetin është e përjteshme dhe se ky titull i lartë për të është nder dhe përgjegjësi. Ndërkohë kryetarja e këshillit bashkiak Merita Isaraj…tha se figura dhe personalitete të tilla si e dok Baboçit dhe z, Tarifa, krahas më të spikaturave që ka nxjerrë gjirokastra si: Ismail kadare, Musine Kokalari, Eqrem Cabej etj nuk krenojnë vetëm Gjirokastrën por gjithë Kombin Shqiptar.
Fatos Tarifa në karrierën e tij diplomatike ka shënuar majat e saj duke shërbyer si ambassador I Shqipërisë në SHBA, po jo vetëm, ai si diplomat e intelektual ka dhënë zgjidhje dhe ide për shumë çështje diplomatike e historike në të cilat kalon vendi ynë. Titulli I lartë për të është një nder dhe vlerësim për gjithë familjet gjirokastrite.
Këshilli bashkiak në vlerësim të kontributëve të perosanliteteve dhe familjeve të mëdha gjirokatrite do të ketë në axhendën e vet dhe vlerësime e tituj të tjerë që ia shtojnë vlerat dhe famën qytetit pasuri botërore në UNESCO