Qyteti i “gurtë” i Gjirokastrës gjatë kësaj perjudhe ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj . Së fundmi 160 motorristë Italianë ndërmorën një tur për të vizituar vendin tonë dhe Gjirokastrën .Ky interes ka ardhur falë zhvillimit që turizmi ka marrë vitet e fundit në vendin tonë . Motorristët të pyetur nga RTSH Gjirokastra janë shprehur se është hera e parë që janë ndalur në qytetin e gurtë dhe kjo i ka nxitur të mësojnë më shumë rreth histories, traditave dhe aseteve që ofron ky qytet , ndërsa pohojnë se kanë mbetur të mahnitur nga cfarë panë dhe arkitektura ,ndërsa vlerësuan shërbimin e ofruar nga subjektet akomoduese dhe ato të shërbimit .
“Vij nga Italia. Në shqipëri vizituam Durrsin ,Vlorën ,Sarandën ,qëndruam një natë në Gjirokastër dhe na pëlqeu shumë . Është e veçantë në arkitekturën e saj dhe kalanë madhështore “.
“Një qytet shumë i bukur i veçantë , njërzit shumë mikëpritës , shërbimi shumë i mië , në lartësinë e duhur .Më pëlqeu shumë. Ishte një udhëtim që tani mund të them që ja vlejti”. Në këtë prag sezoni turistik Gjirokastra vazhdon të mbetet e preferuar për tu vizituar nga grupet e shumta turistike vendase dhe të huaja.