Qyteti i gurtë i Shqipërisë Gjirokastra vijon ende të mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët vendas dhe te huaj.Asetet e vendit tonë përfshihen çdo ditë e më tepër në guidat turistike që organizohen nga vendet e ulta të Perëndimit siç është Belgjika.Qyteti i gurtë ishte ndalesa e radhës për një grup të moshuarish të ardhur nga Belgjika të cilët nisën një tur 10 ditor në të gjithë Shqipërinë.Këta të pyetur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra janë shprehur të befasuar nga bukuritë që qyteti i gurtë dhe asetet e tjera që Shqipëria ofron tek të gjithë duke pohuar ndërkaq se ky vend nga bukuritë dallon shumë nga shtetet e tjera të Ballkanit.”Më quajnë Roxher vij nga Belgjika.Është hera e dytë që vij në vendin tuaj.Shikoj shumë ndryshime nga hera e fundit që kam ardhur këtu.Nga Shqipëria dhe sidomos Gjirokastra më tërheqin godinat historike që kanë një arkitekturë brilante por mbi të.gjitha njerëzit që janë mikrpitës dhe bujarë.Kam vizituar shumë vende të botës por Shqipëria dallon nga të tjerat duke nisur nga bukuritë që ka nga veriu në jug në tokë dhe në bregdet.Është hera e parë që vij në Shqipëri.Kemi nisur një tur 10 ditor dhe veç Gjirokastres do shkojmë në Korçë,Tiranë,Shkodër dhe mezi pres të vizitoj bregdetin shqiptar pasi kam dëgjuar që është shumë këndshëm.Përshtypjet e para për Shqipërinë janë mëse pozitive jam befasuar dhe surprizuar.Ky vend është bashkëkohor dhe i niveleve europiane dhe e meriton ndërkaq te jetë pjesë e bashkimit europian.Do jetë shumë interesante qe flamuri europian te valëvitet krah shqiponjës dykrenare që kani në flamurin tuaj.Shqipëria e meriton pasi vit pas viti po merr zhvillim”Gjatë tetorit Gjirokastra u vizitua nga mbi 1300 vizitorë vendas dhe te huaj
- Gjirokastër
Gjirokastra, pjesë e guidave turistike në Belgjikë

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër