• Gjirokastër

Gjirokastra një ndër destinacionet më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj.

Ledja Fili 30 Mars 2023

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve. Qyteti i gurtë ka shënuar një fluks të konsiderueshëm turistësh vendas dhe te huaj. Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar,pasi të gjithë turistët e nisin viziten nga kalaja e qytetit. Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët janë pazari karakteristik,banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit të cilët vazhdojnë të ngelen më të vecantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja. Fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend.