Qyteti i gurtë nuk ka asnjë moment pushim. Nga mëngjesi në mëngjes atmosfera e festivalit e mban të ndezur qytetin në cdo cep të tij. Gjirokastra ka ditë që ka veshur petkun e festivalit folklorik, festival që është kryefjala dhe motivi i ditës në cdo qënie të qytetit. Qyteti që pret e përcjell vlera të kulturës popullore e bartës të tyre këtu e 55 vitë më parë .Në zemrën e tij, të ringritur e të rijetëzuar, gjallon jeta më shumë se kurrë, aq sa të duket i pabesueshëm tjetërsimi që ka pësuar pazari në dy ditët e fundit.Këngë e valle nuk ka vetëm në skenën që rrezaton lart në kala e që I jep jetë dhe hare gjithë qytetit, por në cdo lokal , restorant e bujtinë, në sokaqe e kafene, ku nikoqirët gjirokastritë kanë shtruar sofrat e hapur zemrat për të pritur vizitorë vendas e të huaj, që këto ditë janë më të shumtë se kurrë.
Lëvizje, gjallëri, tinguj, hare, një ndryshim që po lë pa fjalë banorët, vizitorët vendas,turistët e huaj dhe të ftuarit që largohen të entuziazmuar nga ambjenti dhe atmosfera që të fal Gjirokastra edhe në orët e mbremjes. Kudo të zë syri turistë të huaj e vendas të cilët janë banorët më të rinj të përkohshëm të qytetit.
Ne këto ditë të këngës dhe valles shqipe, me aparatet e tyre në duar ata fiksojnë pjesë ta larmisë konstumografike, të copëzave të jetës në qytet, të gatimeve tradicionale të pijeve , të ekspozitave, promovimeve , të minipanaireve , e çdo gjëje që frymon shqip. Disa vijnë për ta parën e herë ë shumë të tjerë kjo atmosferë i rikthen në qytetin e gurtë. Emocioni dhe befasia që ka sjellë festivali, mikpritja dhe çdo gjë e ruajtur në origjinalitet i ka bërë të hujat nga shumë vende të botës që këto të ditë të ndihen vendas.
Profili që po krijohet për qytetin është mjaft pozitiv dhe premtues për të ardhmen. Qyteti këto ditë është shumfishuar e përgatitjet janë bërë për të lënë të kënaqur çdo vizitorë, që rikthimi të jetë konfirmimi i një mikrpitje dinjitoze që nuk duhet harruar..