• Gjirokastër

Gjirokastra mirëpret Turneun Sportiv të Kupës së Verës në Kickboxing

Gjirokastra 04 Korrik 2023

Në fundjavë në Gjirokastër u organizua turneu sportiv i Kupës së Verës në Kickboxing. Është i dyti vit rradhazi që ky aktivitet organizohet në qytetin e gurtë me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër. Në këtë turne ndërkombëtar  morën pjesë 70 sportistët nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut etj, të cilët u ndeshën në kategori të ndryshme nga mosha 5-40 vjeç. 

Të paktën 70 përqind e sportistëve gjirokastritë që morën pjesë në këtë organizim arritën fitoren, ndërsa si ekip fitoi edhe kupën për pjesëmarrjen më të lartë me 18 vëtë të grupmoshës 7-24 vjeç.

Përgjatë këtij viti në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të shumta sportive të cilët mes të tjerash kanë synuar marrjen e fëmijeve dhe të rinjve me sport për një trup të shëndetshëm. Edhe përgjatë muajve të verës Bashkia ka programuar realizimin e aktivitete në sporte të ndryshme.