Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet në skënën e ngritur në kala, pas tetë vitesh me perlat e kulturës tonë popullore. Do jenë 21 grupe folklorike nga gjithë trevat shqiptare që do të perrformojnë në 8 netë duke nisur nga data 24 qershor. Festivali përveçse një evenimet i rëndësishëm kulturor pritet të shtojë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj për Gjirokastrën. Organizatore te ketij aktiviteti te rendesishem te kultures shqiptare jane Ministria Kulturës dhe Këshilli i Qarkut Gjirokastër.Prej kohësh Gjirokastra përjeton atmosferën pergatitjeve per Festivalin Folklorik Kombëtar, të identifikuar me emrin e qytetit të gurtë. Do jene rreth 1200 artistë dhe bartës të folklorit nga mbarë trevat shqiptare që do ngjiten skenë, tashmë mitike sa i përket peshës së vlerave që ka mbartur në 43 vite jetë të festivalit. Ikonën e këtyre festivaleve, rekordmenin e pjesëmarrjeve në të, mjeshtrin e polifonisë, Arjan Shehun, e gjetëm duke “krehur “ zërin në prova, zë që e trashëgoi nga të parët. Artisti i madh popullor që eci në gjurmët e Xhevat Avdallin e ka të fundit këtë festival ndaj, ka zgjedhur një perlë polifonisë gjirokastrite , si një xherdan të artë të paraqitjve të të tij skenë.
Lart nga kalaja, ndër dekada kanë jehuar këndshëm , ashtu sic është dhe elmbema e skenes se festivalit , rapsodia e veriut me polifoninë labe, ciftelia me gajden, daullja me fyejt baritore, pa harruar folkun e arbëresheve, e lahuten malësisë.
Për Koço Vasilin, studiues dhe njohës folklorit, rikthimi në skenë i festivalit është, është ngjarja më me rëndësi për kulturën popullore shqiptare. Edhe pse nuk zbulon detaje të repertorit të grupit të tij “Lunxheria”, ai thotë se nuk do ketë përsëritje, por elemetë të rinj të folkut lunxhiot e më gjerë.
Infrastruktura ndihmëse në gjithë qytetin ka përmirësime të ndjeshme.
Përveç repertoreve të larmishme që do vijnë nga gjithë hapësirat shqiptare, rol të dorës së parë do ketë dhe kostumografia. Xhubleta e malsisë, fustanella e labërisë, fustanet e grave e vajzave arbëreshe, e plot e plote elemente te tjere te veshjeve popullore, do ti japing drite dhe ngjyra skenës së festivalit..
- Gjirokastër
Gjirokastra mirëpret Festivalin Folklorik Kombëtar

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër