• Gjirokastër

Gjirokastra kthehet në një “metropol turistik”

Gjirokastra 08 Gusht 2023

Gjirokastra me turizmin e larmishëm që ofron, po sjell përditë e më shumë turistë e vizitorë nga mbarë globi duke u bërë një “metropol turistik”. Rrugët e gurta, kalaja, dyqanet e artizanatit , kulinaria e pasur dhe bujtinat e ngritura, janë pikat më të vizitueshme, bashkë me muzetë dhe monumentet kulturore e natyrore, ku përditë vërshojnë qindra e mijëra turistë nga mbarë bota. Jehona dhe promovimi, që po u bëhet këtyre vlerave në mediat vendase dhe të huaja nga më prestigjozet, si dhe vetë puna e gjirokastritëve dhe insitucioneve përgjegjëse, kanë bërë që në Qafën e Pazarit dhe në kalldrëmet e qytetit të grutë, por dhe në kafetë e restoranët të filten një asambel i bukur gjuhësh dhe kulturash ,që vijnë nga vende të ndryshme, duke e bërë dhe më të pasur jetën e qytetin ditën dhe natën.Kalaja e veshur ende me petkun e festivalit, dhe skena e tij ishin destinacioni më i preferuar i turistëve , të cilët shijuan dhe vlerat kulturore e tradicionale, që mbart kultura jonë e trashëguar.Rreth 30 mijë turistë ka regjistruar drejtoria e kulturës në gjirokastër gjatë muajit korrik në këtë aset madhështor, duke shënuar një rekord me vetë,por pas nuk mbeten edhe muzeumet , ku në këtë periudhë kanë mirëpritur mbi 10 mijë të tillë. Edhe kryeministri i vendit z. Edi Rama në një postim të tij, ka vlerësuar turizmin në Gjirokastër, si një qytet, ku gjuhët e botës dëgjohen e fliten nëpër sokaqet e gurta