Festivali Folklorik Kombëtar, por dhe vetë Gjirokastra si rrallëherë kanë joshur dhe shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës që me praninë e tyre kanë dhënë qytetit përmasat e një metropoli.
Nga Australia e largët, Zvicra, Kandaja e vende të tjera të rinjtë shijojnë pa fund muzikën shqiptare të sjellë mjeshterisht nga artistë të rinj. Ata shijojnë ushqimet tradicionale vendase dhe pijet, që e ngrejnë dhe më lart adrenalinën e tyre. Të gjithë shprehen se vijnë për herë të parë në Shqipëri, e ftesa ka qenë Gjirokastra dhe festivali, që për ta janë një befasi mbresëlënëse.
Nuk janë vetëm të rinjtë që vijnë nga jashtë për të parën herë në Gjirokastër, por dhe bashkëmoshatarë të tyre , kryesisht nga Tirana, dhe qytete të tjera të vendit tonë e trojeve shqiptare . Pak prej tyre kanë ditur se çfarë “misteresh” fsheh qyteti i polifonisë me festivalin dhe kalanë e famshme të Argjiros”, me shtëpinë e Kadaresë, e me plot e plot monumenteve të kulturës dhe historisë së Gjirokastrës, por që mbartin vlera të kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Të rinjtë që kanë ardhur nga Tirana, nuk u mungon aspak kryeqyteti. Këto ditë Gjirokastra për ta nuk është vetëm kryeqendra e kulturës sonë folklorike, por dhe kryeqyteti i të rinjëve.