• Gjirokastër

Gjirokastra i rikthehet normalitetit pas atmosferës festive

Gjirokastra 03 Janar 2024

Gjirokastra tashmë iu rikthye normalitetit pas atmosferës festive të ndërrimit të viteve.Njëkohësisht kanë filluar dhe lëvizjet e para si nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.Të pyetur banorët gjirokastritë janë shprehur se vitin e ri e kanë kaluar me familjarët dhe miqtë duke shtuar ndërkaq se 2024-a të ketë sa më shumë shëndet, mbarësi dhe përkushtim.
Nata e ndërrimit të viteve u kremtua në qytetin e gurtë nëpërmjet spektaklit të ndezjes së fishekzjarreve në kalanë e Argjirosë.