• Gjirokastër

Gjirokastra 18 vite në UNESCO

Gjirokastra 14 Korrik 2023

18-vjet pjesë e UNESKOS-s, qyteti i Gjirokastrës është kthyer në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në të gjithë botën. Qënia pjesë  e listës së trashëgimnisë botërore ka bërë që ky qytet të ruhet  me fanatizëm si një qytet muze. Gjirokastra u bë pjesë e kësaj organizate në korrik të vitit 2005 duke u mirëpritur nga të gjithë antarët e saj

E shndërruar prej vitesh në një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri, Gjirokastra shënon nesër 18-vjetorin e hyrjes në UNESKO, duke u  bërë  pjesë e listës së trashëgimisë botërore. Falë  investimeve nga buxheti i shtetit dhe  donatorëve të huaj  në rrugë, në muze, pazar, objekte kulti, Gjirokastra pret e përcjellë përditë qindra turistë të huaj dhe vendas. Inxhinieri  Vaso Polo na thotë se futja e këtij qyteti të gurtë në UNESKO ka bërë që të ruhen me fanatizëm traditat e saja duke ndikuar edhe në promovimin e këtij qyteti muze në mbarë botën

 Duke qenë pjesë e UNESKO-s qyteti i gjirokastrës ka përfituar dhe një numër të lartë investimesh me projekte të financuara nga qeveria dhe  donatorët e huaj.

Bonusi i rijetëzimit të banesave të vjetra të Gjirokastrës është një tjetër projekt që po i ndryshon pamjen këtij qyteti

Gjirokastra u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në korrik të 2005-tës nëpërmjet një procesi shumë mikpritës dhe dashamirës nga të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate.