Dhe në këto ditë që përkon me nisjen e sezonit veror qyteti i gurtë ende vijon të vizitohet nga grupe turistike prej vendeve të ndryshme te botës sidomos ato që vijnë nga Europa Qendrore dhe Lindore.Në kalanë e Argjirosë mysafirët ishin një grup me turistë nga Polonia te cilët kanë nisur turin disa ditor në vendin tonë ku Gjirokastra ishte ndalesa e radhës për ata.Këta të fundit shprehen për mikrofonin e televizionit tonë se e prisnin me padurim ardhjen në Shqipëri pasi është hera e parë që vijnë.Ndërkaq kane pohuar se kane dëgjuar për vendin tonë dhe kjo i nxiti për t’i parë nga afër sitet qe ofron për vizitorët.
“Unë jam me origjinë nga Tajlanda por jetoj aktualisht në Poloni për shkak se studioj aty. Ështe hera e pare qe vij ne Gjirokastër.Qyteti juaj ofron një pamje magjike qe i’a vlen për t’u vizituar.Kam vizituar dhe shtete te tjera te botës por Gjirokastra ka diçka specifike,janë rrugët e shtruara me kalldrëm dhe arkitektura e veçantë.Këtu njerëzit janë bujare,mikpritës dhe të ngrohtë.Çmimet janë te arsyeshme” .
“Nga Gjirokastra më pëlqen kalaja dhe shtepitë karakteristike.Për Gjirokastren nuk kam dëgjuar kurrë me pare dhe kjo me nxiti dhe me shtyu me tepër që të vij këtu.Ky qytet është shumë interesant.Historia e Shqipërisë ka shumë të përbashkëta me vendin tonë pasi kemi kaluar nga i njëjti sistem që ka të bëjë me periudhën e komunizmit.
Ky tur do mbetet besoj një nga më interesantet që kam marre pjesë.Këtë eksperiencë do t’a sugjeroj dhe tek miqtë dhe te afërmit tanë qe kemi në Poloni”