• Gjirokastër

Gjirokastër,mbërrin për vizitë delegacioni nga rajoni çek i Padurbicës

Gjirokastra 10 Nëntor 2023

Në qytetin e gurtë ka mbërritur një delegacion nga rajoni i Padurbicës në Republikën e Çekisë.Ky delegacion i përberë nga perfaqësues të këtij rajoni,kryetarë bashkish si dhe deputetë të parlamentit çek u njohën me resurset dhe potencialet e qarkut të Gjirokastrës ku do ndikojë në projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.Në vijim u zhvillua një takim dhe në bashkinë Gjirokastër ku u mirëpritën nga kryetari Flamur Golemi i cili u shpreh për dashamirësinë për binjakëzim midis bashkinë Gjirokastër dhe një prej bashkive të rajonit të Padurbices,ajo e Litomishllit të cilat janë pjesë e listës së UNESCO-s