• Gjirokastër

Gjirokastër,kremtohet dita e Shën Mërisë

Gjirokastra 15 Gusht 2023

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Mërisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj. Pikërisht kjo ditë mblodhi sot në katedralen ortodokse të Gjirokastrës “Ngjallja e Krishtit qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme.Këta të fundit kanë përcjellë urimet për shëndet dhe harmoni me njëri-tjetrin.
Kleriku At Theodhori Nikolla iu referua rëndësisë së kësaj dite për besimin ortodoks duke përcjellë urimin tradicional për gjithë besimtarët për më tepër paqe.
Dita e Shën Mërisë është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks pas Krishtlindjes dhe Pashkëve