• Gjirokastër

Gjirokastër,Drejtoria e ndihmës juridike falas takim me përfaqësues të kategorisë PAK

Gjirokastra 08 Qershor 2023

Zyra e ndihmës juridike falas në bashkëpunim me përfaqësuesit e instancës së avokatit të popullit zhvilluan një takim ku në fokus ishin kategoria vulnerabël e personave me aftësi të kufizuar.Në takimin e organizuar ishin një përfaqësi e këtij target grupi ku këta të fundit u njohën me procedurat e marrjes së asistencës juridike për çështje të ndryshme.
Lidhur me impaktin e këtyre asistimeve është prononcuar juristja Klaudja Veizi.
Përfaqësuesja e zyrës së avokatit të popullit në bashkinë e Dropullit,Violeta Kolo është shprehur për rëndësinë që kjo shtresë duhet të ketë nga instancat përkatëse.