Drejtoria e shërbimit nga zjarri dhe shpëtimi në Gjirokastër ka kryer një takim me kryetarët e njësive administrative, policisë vendore dhe grupet e interesit. Qëllimi i këtij takimi ishin masat e marra për përballimin dhe parandalimin e vatrave të zjarreve për sezonin veror. Kreu i kësaj drejtorie Pëllumb Shalari ka kërkuar nga pjesmarrësit angazhim dhe bashkpunim.
Duhet të bëjmë punë parandaluese që të kemi rezultat , dhe të aktivizohemi të gjithë. Vitin që lam pas kemi pasur një kordinim shumë të mirë me gjithë instacat përkatëse dhe përballuam më së miri çdo vatër zjarri. Gjatë vitit të kaluar kjo drejtori ka ndërhyrë në kohë në 210 vatra zjarri.