Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, organizoi edicionin e 14 të panairit “Work and Study”, qëllimi i të cilit është njohja dhe orientimi i të rinjve drejt së ardhmes nëpërmjet shkollimit dhe punësimit. Nxënës të shkollave të mesme, por edhe studentë kanë qënë të pranishëm. Organizatorja e këtij panairi Ornela Gaçe shprehet: Qëllimi i këtij panairi është të orientojë çdo të ri në zgjedhjen e tij.
Të rinjtë gjirokastritë e shikojnë perspektivën jashtë qytetit të tyre në kushtet e mungesës së ofertave për punësim. Kjo nismë do t’u shërbejë të rinjve për punësimin në të ardhmen e tyre
Në këtë panair sipas të dhënave nga zyra e punës, në Gjirokastër janë në dispozicion rreth 100 vende pune të lira për punëkërkuesit apo studentët e sapo diplomuar .