• Lajme nga bota

Gjermania “me sytë” te energjia e gjelbër, 3 centralet e fundit bërthamore pritet të mbyllen të shtunën

Gjirokastra 12 Prill 2023

Qeveria gjermane po vijon me përmbushjen e planeve të saj për të hequr dorë plotësisht nga përdorimi i energjisë bërthamore për prodhimin e asaj elektrike pavarësisht krizës me produktet energjetike. Ekonomia më e madhe e Evropës ka vendosur të mbyllë tre centralet e fundit bërthamorë të shtunën e 15 prillit, duke shënuar kështu një tranzicion për prodhimin e energjisë elektrike përmes burimeve të rinovueshme.

Tre centralet që do të mbyllen janë Neckarwestheim 2, në jug të vendit, kompleksi Bavarian isar 2 dsi dhe centrali emsland jo larg kufirit me Holandën.

Ndërsa shumë vende perëndimore varen tek energjia bërthamore, Gjermania po kthen faqe edhe pse heqja dorë nga kjo energji vijon të mbetet një çështje e kundërshtuar në vend.

Vendimi për të hequr dorë nga energjia bërthamore u morr fillimisht  në 2002-in dhe u përshpëjtua nga ish kancelarja Merkel në 2011 pas fatkeqësisë së Fukushimës. Ish-kancelarja në atë kohë argumentoi se Fukushima tregoi se edhe në vende me teknologji të lartë si Japonia, rreziqet që shoqërojnë energjinë bërthamore nuk mund të kontrollohen 100 përqind. Kjo bindi atëherë opinionin publik në vendin ku lëvizja anti-bërthamore u nxit fillimisht nga frika e një konflikti të luftë së ftohtë dhe më pas nga aksidente si Cernobili. Megjithatë pushtimi rus I ukrainës shkurtin e vitit të shkuar vuri gjithçka në diskutim.

E privuar nga gazi rus, Gjermania u gjend para një rreziku që dikur të mund të ngelë pa energji në mes të dimrit.  Kjo bëri që para se afati fillestar i 31 dhejtorit 2022 për mbylljen e centraleve të afronte, opinioni publik filloi të ndryshonte mendje.

Qeveria e Olaf, ku bën pjesë edhe partia e gjelbër e cila është kategorisht kundër energjisë bërthamore, në fund vendosi të shtynte deri në datën 15 prill  mbylljen e reaktorëve për të siguruar furnizim me energji.