• Gjirokastër

Gjatë muajit shtator,80% e strukturave akomoduese të rezervuara në Gjirokastër

Gjirokastra 04 Shtator 2023

Dhe në këto ditë shtatori ende ndihet prania e fluksit të lartë të turistëve të huaj dhe vendas në Gjirokastër për të shijuar vlerat që ofron qyteti i gurtë duke vazhduar trendin pozitiv të muajve korrik dhe gusht.Këta të fundit të pyetur për mikrofonin e televizionit tonë kanë vlerësuar shërbimet,akomodimin dhe bukuritë që ka vendi ynë dhe Gjirokastra.

“Unë vij nga Suedia,ndodhem për herë të parë këtu.Gjithçka është fantastike.Për vendin tuaj nuk kam dëgjuar kurrë më parë.Shqipërinë e kam parë nga rrjetet sociale por duke e parë nga afër është mbresëlënëse.Mua më pëlqeu shumë shërbimi dhe akomodimi përtej aseteve që Gjirokastra ofron siç janë Pazari dhe kalaja.”

“Unë jam Hungareze,kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.Përveç Gjirokastrës kam vajtur në Ksamil dhe Sarandë.Për Shqipërinë kam dëgjuar nga disa miq që kanë ardhur këtu për vizitë tutistike dhe u pëlqeu.
Është një atmosferë interesante.Shërbimi dhe akomodimi janë për t’u vlerësuar.Këzë eksperiencë do t’a sugjeroj miqve dhe familjarëve të mi në Hungari.”

Një nga përfaqësuesit e agjensive turistike operatori Eni Kaçi është shprehur se fluksi i turistëve gjatë këtij shtatori rritet me katër herë më shumë krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar dhe ka interes të lartë për zhvillimin e aktiviteteve që të njihen me traditat që qyteti i gurtë mbart.
Rezervimet në strukturat akomoduese në qytetin e gurtë për këtë muaj janë të mbyllura në masën 80-85% sipas njërit prej administratorëve të hotelerisë Maksim Hoxha duke kaluar çdo pritshmëri për vetë faktin se shtatori është sezon kulturor.

“Unë vij nga Suedia,ndodhem për herë të parë këtu.Gjithçka është fantastike.Për vendin tuaj nuk kam dëgjuar kurrë më parë.Shqipërinë e kam parë nga rrjetet sociale por duke e parë nga afër është mbresëlënëse.Mua më pëlqeu shumë shërbimi dhe akomodimi përtej aseteve që Gjirokastra ofron siç janë Pazari dhe kalaja.”

“Unë jam Hungareze,kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.Përveç Gjirokastrës kam vajtur në Ksamil dhe Sarandë.Për Shqipërinë kam dëgjuar nga disa miq që kanë ardhur këtu për vizitë tutistike dhe u pëlqeu.
Është një atmosferë interesante.Shërbimi dhe akomodimi janë për t’u vlerësuar.Këzë eksperiencë do t’a sugjeroj miqve dhe familjarëve të mi në Hungari.”

Një nga përfaqësuesit e agjensive turistike operatori Eni Kaçi është shprehur se fluksi i turistëve gjatë këtij shtatori rritet me katër herë më shumë krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar dhe ka interes të lartë për zhvillimin e aktiviteteve që të njihen me traditat që qyteti i gurtë mbart.
Rezervimet në strukturat akomoduese në qytetin e gurtë për këtë muaj janë të mbyllura në masën 80-85% sipas njërit prej administratorëve të hotelerisë Maksim Hoxha duke kaluar çdo pritshmëri për vetë faktin se shtatori është sezon kulturor. Gjatë muajit shtator,80% e strukturave akomoduese të rezervuara në Gjirokastër