Edhe për këtë vit Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka nisur fushatat sensibilizuese nëpër shkollat e këtij qarku. Synimi kryesorë është që të krijohet një mjedis sa më i sigurt qoftë në ambientet brënda instuticioneve arsimore apo dhe jashtë tyre. Sipas Klaudia Rrapaj Ndihmëse Specialiste në Komisariat, Drejtoria Vendore e Policisë ka shtuar edhe dy funksione të reja për këtë vit.
Komunikimi nëpërmjet fushatave sibilizuese e kanë fokusin në parandalimin apo luftimin e një game të gjërë problemesh padyshim në fokus ka edhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Zbatimi i këtyre programeve nga ana e policisë së shtetit në bashkëpunim edhe me instuticionet arsimore synon: edukim, ndërgjegjësim , parandalim dhe luftimin e fenomeneve negative njëkohësisht dhe të rrezikshme siç janë , alkoli , duhani përdorimi i lëndëve narkotike, bullizimi dhe dhuna