Hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese në Gjirokastër, çdo fundjavë, nisur që prej muajit mars, janë të tejmbushura nga turistët e huaj dhe ata vendas.Ky fluks i lartë që vijon edhe në këto ditë tetori duket se vjen si angazhim i të gjitha strukturave si atyre bashkiake, por edhe biznesit në tërësi për të ofruar një larmishmëri aktivitetesh duke e mbajtur më gjatë turistin në Gjirokastër. Edhe kjo fundjavë vjen e pasur me disa veprimtari kulturore e sportive.
“E nisim me spektaklin e fluturimeve në qiell, pasi shënohet edicioni i 8 i Kampionatit të Paragliding. Parashutistë nga vende të ndryshme të botës do të garojnë në fluturime standarte. Për tre ditë e netë në Gjirokastër do të organizohet edhe “Java e Miqësisë Shqiptaro-Amerikane” cila do të shoqërohet me muzikë live, mbrëmje poetike, ku miqtë e teatrit do të interpretojnë poezi shqiptare dhe amerikane. Nuk do të mugojë edhe teatri këtë fundjavë, ku aktorët e teatrit “Zihni Sako” do të ngjiten në skenë me pjesën “Krim në hotel”, një pjesë interesante që nuk duhet humbur”, thotë drejtoresha e turizmit LejdaÇeli.
Motoja 365 ditë turizëm në qytetin e gurtë ka rritur numrin e pronotimeve në sektorin e hoteleri turizmit çka përkthehet në më shumë të ardhura në ekonominë e tyre. Gjirokastra është vlerësuar si destinacioni më i mirë kulturor për vitin 2023 nga operatorët vendas e të huaj.