• Lajme nga bota

Fshehu 1 kg kokainë në motorin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Gjirokastra 26 Qershor 2023

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali për trafik droge. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është ndaluar për kontroll teksa udhëtonte në drejtim të Perugias, ku i është gjetur e fshehur në motorin e mjetit të cilin po drejtonte, një kilogram kokainë me vlerë 100 mijë euro.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar lëndën narkotike, makinën me të cilën po udhëtonte shqiptari, 490 euro dhe dy celularë, një prej të cilëve i pakodueshëm.

Sipas hetuesve, lënda narkotike e llojit kokainë, po të shitej me pakicë në treg, jepte 100 mijë euro.