• Gjirokastër

Fshati Asim Zeneli hap dyert për vizitorët/ Shuaipaj: turizmit rural po i kthehet vëmendja e duhur

Gjirokastra 06 Shtator 2023

Vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj që vijnë në Gjirokastër nuk shijojnë vetëm atraksionet që servir qyteti i gurtë por tërhiqen dhe nga jeta në fshat larg zhurmës dhe atmosferës së zonave urbane.Një numër i konsiderueshëm turistësh nga vendet europiane kanë qëndruar në struktura akomoduese që janë në zonat rurale dhe një ndër to është në fshatin Asim Zeneli të njësisë administrative Antigone.
Administratori i kësaj bujtinën Flamur Shuaipaj është shprehur se ky sezon veror në fshatin Asim Zeneli ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka hapur dyert për shumë vizitorë.Ai ka pohuar se në bujtinën e vet vijnë 10-20 turistë biles dhe grupe më të mëdha duke shtuar ndërkaq që po i kthehet vëmendja dhe përkushtimi i duhur ndaj turizmit rural duke marrë hov dhe zhvillim
Sin
Në këtë bujtinë kanë ardhur për të dytën herë brenda këtij viti një familje franceze e cila jeton në Greqi Giom dhe Sara të pyetur për televizionin tonë rrëfejnë këtë eksperiencë jetese në fshat duke pohuar se u pëlqen qetësia dhe ambienti i fshatit përfshirë dhe jetesën
Sin
“Me quajnë Giom jam Francez dhe jetoj në Athinë.Kam zgjedhur Greqinë për të jetuar pasi jeta aty më pëlqen më shumë se në Francë.Të udhëtoj është pasion për mua dhe kjo ndikon që të hap mendjen time,djalit tim dhe gruas.Ndryshimi i eksperiencave të bën të jesh mendjehapur.Këtu kam dy herë brenda vitit në Korrik dhe tani në Shtator.Kam zgjedhur të qendroj në fshat pasi më pëlqen ambienti,më pëlqejnë malet, fushat dhe lumi qe eshte përgjatë fshatit,familjet këtu janë mikrpritëse dhe bujare dhe nuk më pëlqen zhurma e qyteteve.Bujtinën qe rrimë këtu e gjetëm nëpërmjet bookingut dhe fshatin nëpërmjet rrjeteve sociale dhe na u duk me çmim të arsyeshëm.”

“Zona ku ndodhemi është shumë e bukur.Çdo gjë është fantastike duke nisur që nga ambienti dhe njerëzit.Këtë eksperiencë do t’a ndaj biles dhe e kam ndarë me miqtë tanë në Francë dhe në Greqi.”

Ndërkaq në këtë fshat është ndalur dhe një familje nga Italia të cilët shprehen se turizmi në Shqipëri është për t’u admiruar dhe ka zona të cilat konsiderohen si kozmopolitane duke pohuar se nga dita në ditë po jehon në çdo kend te Europës dhe botës.

“Vijmë nga Italia.Gjirokastra është një qytet shume historik,miqësor dhe me njerëz bujar.Mbart shumë histori dhe vlera është magjike.Unë kam vizituar dhe bregdetin shqiptar.Jemi ndalur në Sarandë dhe Vlorë të cilat tani janë qendra kozmopolitane dhe kanë terhequr një masë të madhe turistësh.Vendi juaj është me të vërtetë aset për turizmin europian.Kjo eksperiencë na pëlqeu shumë dhe do t’a ndaj me miqtë dhe familjarët e mi.”