• Sport

Francë-Itali, goli i padhënë për të kaltërit: stuhi ndaj arbitrit

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Gjatë ndeshjes mes Francës dhe Italisë në Kampionatin Evropian U21, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH,  pati një episod shumë të kontestuar për të kaltërit. Në të vërtetë, tre. E para është ajo që çon në golin e 2-1 të francezëve me një këmbë shumë evidente të shtrirë ndaj Okoli të pa sanksionuar pak para avantazhit. E dyta, një penallti e mohuar, por ajo që është e pabesueshme është e treta, që ka të bëjë me golin e barazimit të mundshëm të padhënë për italianët.

Pas një krosimi të shkëlqyer nga e majta të Parisit, Bellanova e gjeti veten duke u hedhur me kokë brenda zonës së rreptësisë, duke e futur topin në kënd. Gjithçka shumë bukur, shkëputja dhe ekzekutimi, po të mos ishte për detajin e vogël që arbitri nuk akordoi golin edhe pse topi kishte kaluar vijën e portës. Në fakt, Lukeba arriti të largonte topin dhe drejuesi i ndeshjes nuk e kuptoi se ai kishte kaluar vijën e portës dhe e la lojën të vazhdonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke shkaktuar tërbimin e të kaltërve.