Franca, dhe shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituaniosë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për përgjigjen që ambasadori i Kinës në Paris i dha pyetjes së bërë gjatë një interviste me një television francez nëse nëse Krimea është pjesë e Ukrainës ose jo.
Ambasadori Lu Shaye tha se historikisht Krimea ka qenë pjesë e Rusisë dhe i ishte ofruar Ukrainës nga ish lideri sovjetik Nikita Hrushov. “Këto ish vendet e Bashkimit Sovjetik nuk kanë një status aktual në ligjin ndërkombëtar pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje ndërkombëtare që mund të materializojë statusin e tyre Sovran”, tha Lu.
Në kundërpërgjigje me këto komente, Franca shprehur solidaritetin e saj të plotë me të gjitha vendet aleate të prekura nga komentet, për të cilat tha se kishin arritur të shpallnin pavarësinë e tyre pas dekadave të tëra shtypjeje. “Përsa i përket Ukrainës, ajo njihet ndërkomëbtarisht brenda kufijve ku përfshihet edhe Krimea në vitin 1991 nga i gjithë komuntetit ndërkombëtar, u shpreh një zëdhënës i ministrisë së jashtme franceze.
Tre shtetet balltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, të gjitha dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, reaguan në të njëjtën linjë me Francën.