Prej 51 vitesh ushtron zanatin e berberit 78 vjeçari Foto Mati i cili është më i vjetri i këtij profesioni në qytetin e Gjirokastrës.Ai rrëfen plot emocion rrugëtimin drejt kultivimit dhe më tej ushtrimit të këtij profesioni të cilin e ka “vjedhur” nga mjeshtrat më të vjetër duke qëndruar pas tyre.Usta Foto siç e thërrasin shprehet se i përket brezit të dytë të berberëve të qytetit.
Që prej vitit 1983 punon në berberanën e vet në zonën e Pazarit Karakteristik.Ai shprehet se nga duart e tij kanë kaluar shumë personalitete të spikatur të vendit dhe të huaj.Ai qeth dhe ruan në mënyrë tradicionale si berberët e parë duke u shprehur ndërkaq se klientët janë të kënaqur nga puna e tij sidomos nga turistët që vijnë për të shijuar bukuritë e qytetit të gurtë.
Berberi Mati rrëfen se ka rënë ndjeshëm interesi për ushtrimin e këtyre zanateve pavaresisht se ka mësuar mjaft të rinj që u bënë berberë.Sipas usta Fotos që të ushtrosh një zanat duhet vullnet dhe dëshirë.Ai pohon se do të punojë me aq sa ka fuqi pavarësisht 78 viteve që ka mbi supe.
- Gjirokastër
Foto Mati prej 51 vitesh ushtron zanatin e berberit në Qafën e Pazarit

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër