Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka nisur këtë të martë (11 prill) vizitën zyrtare 3 ditore në SHBA.
Morawiecki pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me zv.presidenten Kamala Harris. Vizita e kryeministrit të Polonisë në SHBA vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të mbrojtjes së dy kombeve.
Vizita e Morawiecki në SHBA, do të përfshijë gjithashtu edhe takime me përfaqësues të kompanive amerikane të mbrojtjes, raporton The Guardian.
Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, SHBA rriti praninë e saj ushtarake në Poloni. Vendi ndodhet në krahun lindor të NATO-s dhe kufizohet me Ukrainën. SHBA ka përdorur gjithashtu Poloninë si një vend tranzit për ndihmat ushtarake dhe humanitare që shkojnë në Ukrainë.